Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake duke e rrethuar ishullin me 58 avionë e 9 luftanije.
Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar.
Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.
Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit. Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake.
Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei kanë akuzuar Pekinin se po përdorë vizitën e presidentes Tsai Ing-wen në SHBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.
Top Channel