Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar sot ditën e Kushtetutës së Kosovës, në 15-vjetorin e ratifikimit të saj.

Ai është shprehur krenar që mbështet qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

“We, the people of Kosovo, determined to build a future of Kosovo as a free, democratic and peace-loving country that will be a homeland to all of its citizens…”
Happy Constitution Day, Kosovo! Proud to support the people and institutions of Kosovo. pic.twitter.com/YmY70preSA

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 9, 2023

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA