Me rastin e 24-vjetorit të Betejës me të njëjtin emër këtë të diel në Koshare u zhvillua manifestimi “Ditët e shqipes”.
Kjo ngjarje historike që theu kufirin mes Kosovës dhe Shqipëriës u kujtua si një prej betejave më titanike të luftës për liri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lufta e Koshares e ndryshuar rrjedhën në tërësi të zhvillimeve në Kosovë.
“Zhvillimet në luftën në Kosovë ishin mjaftë të vështira…Sulmi frontal në Koshare, epopeja e Kosharës dhe operacioni luftarak i Kosharës, nuk ka ndodhur në të kaluarën ndonjëherë në luftën e shqiptarëve… ……Sa herë që flasim për Kosharen, nuk po flasim vetëm për një luftë, një betejë por flasim për një operacion lufte që ka zgjatur me ditë të tëra dhe çdo ditë kanë ardhur ushtarë të zotë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe plotë të tjerë. Ata me vetë lavdinë dhe krenarinë, sepse me të vertetë kanë arritur ta thyejnë kufirin shqiptaro-shqiptar të vendosur me dhunë përmës shqiptarëve”– tha Ramush Haradinaj
Djali i dëshmorit Rifat Goxhufi, Durimi derisa tregoi se ishte vetëm 5 muajsh kur i vdiq babai, tha se lirinë e sollën luftëtarët e dëshmorët që ranë për të mos vdekur kurrë.
“24 vite më parë në këtë ditë filloi të vijë liria, lirinë që e kërkuam shumë vite dhe shumë gjenerata. Lirinë e sollën këta luftëtarë e dëshmorë që ranë për të mos vdekur kurrë, ndër ta ra dhe babai im, i cili më la 5 muajsh kur ai vdiq dhe nuk pati mundësi të më shihte më kurrë. Ata u flijuan vetëm për një arsye, që të luftojnë kundër armikut që mos të shkelë në Kosovën e lirë dhe ne sot ta gëzojmë lirinë dhe ashtu ndodhi. Sot për të gjithë ne, gjaku i tyre është udhërrëfyësi i jetës sonë, që të vazhdojmë që veprën e tyre ta dërgojmë sa më lartë në lirinë që e sollën ata vetë”, shtoi ai.
Në këtë betejë vitit 1999, përgjatë dy muajve kanë rënë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Top Channel