Një artist italian ka realizuar autoportretin e famshëm të piktorit Pablo Pikaso në një fushë të Veronës duke përdorur një traktor.

Dario Gambarin rikrijoi autoportretin e Pikasos të vitit 1907.

Gambarin është i njohur për prodhimin e portreteve të mëdha në fushë të figurave të profilit të lartë.

Në nëntor të vitit 2013, ai realizoi portretin e ish presidentit të SHBA-së John F Kennedy në Castagnaro përpara 50 vjetorit të vdekjes së tij.

Në të njëjtin vit, Gambarin përdori një traktor me parmendë dhe lesh për të krijuar një imazh të Papa Françeskut në një fushë prej 25,000 metrash katrorë.

Përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, Gambarin përdori traktorin e tij për të transformuar një fushë në një portret të Donald Trump, duke shkruar “Ciao” nën shpatullën e majtë të Trump.

Ai krijoi gjithashtu një portret të ngjashëm të rivales zgjedhore të Trump, Hillary Clinton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA