Njëzet vjet pas rënies së regjimit të tij, presidenti i ndjerë iraken Sadam Husein mbetet i njohur dhe i admiruar në Jordani, ku imazhi i tij shihet në të gjithë vendin.
Fytyra e tij shihet në suvenire e mbulesa celulari, edhe pse imazhet e lidhura me sundimin e tij janë të ndaluara në Irak.
Në mars 2003, ish presidenti amerikan George W. Bush nisi pushtimin e Irakut me 150,000 trupa amerikane dhe 40,000 britanike, me pretekstin e shkatërrimit të “armëve të shkatërrimit në masë që zotëronte vendi”.
Sadam Husein u shfaq për herë të fundit në publik më 9 prill disa orë para njoftimit të rënies së Bagdadit.
Në Irak është shkelje e ligjit shfaqja e fotove apo sloganeve për diktatorin e rrëzuar, që nganjëherë çojnë në arrestime.
Por në Jordani shumë njerëz e kujtojnë atë me krenari për nacionalizmin arab, për mbështetjen ndaj kauzës së Palestinës dhe kundër ndërhyrjeve të Perëndimit në Lindjen e Mesme.
“Mijëra jordanë janë diplomuar në universitet e Irakut gjatë kohës së Sadam Husein me bursa falas”, thotë deputeti vendas Kalil Attijeh për rrjetin AFP.
Ai shton se Sadami mbështeste kryengritjen palestineze dhe familjet e martirëve atje, duke rindërtuar shtëpitë e shkatërruara nga Izraeli.
Attijeh shton se është normale që “jordanët ta adhurojnë atë e të mos ta harrojnë, të mbajnë fotot e tij dhe të tregojnë besnikëri ndaj liderit heroik”.
Salameh Blewi, një kontraktor 67 vjecar që vizitonte shpesh Irakun në vitet 1980-të, quan Sadamin “një lider arab të respektueshëm e të ndershëm”.
“Megjithë luftën e viteve 1980-1988 me Iranin, Iraku mbeti një vend i pasur, por pas Sadamit është plaçkitur e korruptuar”, shtoi ai duek quajtur Teheranin “agjent te Perendimit”.
Megjithë kujtimin e trashëgimisë brutale të Sadamit, kjo nuk ka bërë që jordanët të ndërrojnë mendje, madje pasojat të përforcojnë besimin e tyre.
“Jordanët e dinë se Sadam Husein ishte një lider i guximshëm e nacionalist arab, që i mbrojti me vetëmohim kauzat arabe. Ne të gjithë e duam atë”, thotë shitësi i celularëve Shaher Abu në kryeqytetin Amman.
Attiyeh shton për rrjetin AFP se Sadami ishte “i vetmi lider arab që krijoi një bazë prodhuese ushtarake në Irak dhe bombardoi entitetin sionist (Izraelin) me 39 raketa të ndërtuara në Irak”.
Pas sulmit të SHAB ndaj Irakut në nisi në 1991, Iraku bombardoi Izraelin me raketat Scud.
Në dyqanin e tij në Amman, 19 vjeçari Anas Nahas, rregullon kapakët e telefonëve me fytyrën e Sadamit.
“Sikur ai të ishte gjallë, shumë gjëra të këqija nuk do të kishin ndodhur, si krimet e pushtimit izraelit të Palestinës, rënien e regjimeve arabe, luftërat në Siri e Jemen, dhe turpërimin aktual të arabëve”, shton Nahas. //AgenceFrancePresse//
https://news.afp.com/#/c/main/actu/videos?id=newsml.afp.com.20230408T071939Z.doc-33cu2pa&type=news
Top Channel