Britaniku i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Ekuador, akuzohet se vrau influenceren kolumbiane dhe fshehu trupin në valixhe
Dy persona janë plagosur nga shpërthimi eksplozivëve në rajonin verilindor të Kharkiv.
Në një postim në Telegram , guvernatori i rajonit Oleh Syniehubov tha se një grua 53-vjeçare kishte shkelur një minë kundër personelit ndërsa ishte në një varrezë dhe ishte shtruar në spital.
Përveç kësaj, një burrë kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë përpjekjes për të çmontuar një objekt të panjohur në fshatin Slobozhanske.
Guvernatori shtoi se mjekët tani po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat.
“I bëj thirrje të gjithëve që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Mos vizitoni pyjet, fushat, brigjet e rezervuarëve dhe mos shkoni në anë të rrugëve. Përmbahuni nga vizitat e varrezave dhe zonave të tjera që nuk kontrollohen nga xhenierët”, tha zoti Syniehubov.
Top Channel