Pentagoni nisi hetimet, Ukraina merr masa për të parandaluar rrjedhjet e informacionit ushtarak

07/04/2023 15:12

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë diskutuar masat për të parandaluar rrjedhjet e informacionit ushtarak, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më herët u raportua se dokumente të klasifikuara të luftës që detajojnë planet sekrete të SHBA-së dhe NATO-s për ndërtimin e ushtrisë ukrainase përpara një ofensive të planifikuar kundër Rusisë u postuan në kanalet e mediave sociale, Twitter dhe Telegram, duke u bërë të njohura për mijëra përdorues.

Megjithatë, deklarata e re nuk përmendi të kishte ndodhur ndonjë një rrjedhje informacioni.  Një ish-oficer i lartë ushtarak i inteligjencës dhe sigurisë i tha Sky News sot se zbulimi i dokumenteve të supozuara të informimit të NATO-s mund të ketë një ndikim në ofensivën e planifikuar të pranverës të Ukrainës.

Një hetim është nisur pasi planet e supozuara sekrete për të ndërtuar forcat e Ukrainës përpara kundërofensivës u publikuan në internet. Sipas Philip Ingram, skedarët “mjaft specifikisht” thonë se është një përditësim nga 1 marsi – dita 370 e luftës.

“Kam parë dy versione të tij, dhe modifikimet lidhen në mënyrë specifike me shifrat e viktimave të mundshme për rusët,” tha zoti Ingram.

Lexo edhe:

Zbulimi i ‘planeve sekrete të NATO-s’ për luftën në Ukrainë, SHBA-të nisin hetimet! Dyshime për ndërhyrje nga Moska

Top Channel