Presidenti kinez ‘i gatshëm të flasë’ me Zelenskyn për herë të parë që nga fillimi i luftës

06/04/2023 17:44

Xi Jinping është shprehur i gatshëm të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por me zonën e tij kohore konfirmon një burim diplomatik francez.

Kina gjithashtu është gati të punojë me Francën për të nxitur fillimin e negociatave për ti dhënë fund konfliktit, tha burimi për Sky News. Mesazhi vjen në një kohë kur Emmanuel Macron, i shoqëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin.

Sipas burimeve, ka qenë von der Leyen që kishte inkurajuar udhëheqësin kinez të kontaktonte presidentin ukrainas. Ky është treguesi i parë se si Xi mund t’i përgjigjet ftesës së liderit ukrainas për ta takuar atë në Kiev.

Presidenti i Kinës nuk ka folur me Zelensky që nga shpërthimi i luftës, por fluturoi në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin muajin e kaluar.

Media shtetërore kineze, duke cituar Xi Jinping, shkruan se politika e Kinës për Ukrainën mund të përmblidhet në një fjali: “Promovoni paqen dhe dialogun”.

Top Channel