Përmes një ceremonie madhështore siç u takon sportistëve kampionë që kanë ngritur flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare, shtatë prej tyre kanë marrë gradën honorifike të kolonelit.
Të veshur me uniformat gjithë-përfaqësuese të forcave të armatosura, mbi shpatullat e Luiza Gegës, Briken Caljat, Erkand Qerimajt, Alban Beqirit, Majlida Këlmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës u vendosën, spaletat dalluese të kolonelit.
Gradimin e shtatë sportistëve elitar kryeministri Edi Rama e vlerësoi si një vlerë të shtuar morale, profesionale përtej simbolikës.
“Jam i lehtësuart nga një barrë, më në fund qeveria e heq nga barrat e shkuara se sot mund ti shikojmë në sy kampionët, pa e ulur kokën nga sekëlldia e turpi për harresën e tyre“- u shpreh Rama.
Kryeministri tregoi planet e qeverisë në vijimin e rritjes së pagave për ushtarakët tanë.
“Të gjithë ata që veshin uniformën shqiptare mos të shohin nga poshtë lartë kolegët e tyre në misione. Do të paguhen me mesataren e NATOS dhe kjo do të ndodh në pak vite“- shtoi kryeministri.
Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nga sot këtyre sportistëve i shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. “Asnjë shpërblim monetar nuk e vlerëson atë krenari që ata na kanë dhënë, kampionët tanë nga sot pjesë e Forcave të Armatosura, duke marrë edhe grada honorifike” deklaroi minisria e Arsimit Evis Kushi.
Me dhënien e këtyre gradave honorifike ushtarake sportistëve kampion, Shqipëria bëhet pjesë e shumë vendeve në botë aplikues të kahershëm të një nderimi të tillë për sportistët.
Top Channel