22/12 20:40
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina.
Në një lidhje Skype nga Australia, ajo tregoi se e ka ndjekur Visin gjatë rrugëtimit në BBV dhe se e ka marrë shumë malli.
“Kur je në distancë, minimumi është që një person do të ketë kontakt fizik ose në telefon, do t’ia dëgjosh zanin. Thjesht fakti që e sheh në Tv s’ do të thotë që të ngop. Para Tv e kap veten duke i fol televizorit. S’ i thëm të gjitha këtu se më vjen zor, por i them “të dua shumë, sa i mirë je”, tha duke qeshur ajo.
Top Channel