Foto/ Nuk ka konkurrencë, Rihanna duket magjepsëse dhe plot stil teksa fotografohet me familjen e saj 

06/04/2023 14:48

Rihanna dukej padyshim madhështore dhe tërhoqi gjithë vëmendjen teksa u pa me familjen e saj në restorantin Giorgio Baldi në Santa Monica të mërkurën mbrëma. 

Këngëtarja, 35 vjeçe, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin A$AP Rocky , 34 vjeç, ishte në çdo centimetër të saj “mamaja magjepsëse” teksa mbante në krahë djalin e saj 10 muajsh të buzëqeshur.

Rihanna dukej me stil teksa mbuloi barkun e saj me një fustan këmishë bardhë e zi Wu-Tang, ndërsa nga këmbët e teksa kishte veshur një fund prej tyli poshtë këmishës me logon e grupit hip hop. Ylli i shtoi pamjes së saj një varëse diamanti, syze dielli të zeza dhe taka peep toe.

Djali i Rihanna-s dukej i adhurueshëm i veshur i gjithi në të bardha dhe rrezatonte teksa familja dilte nga restoranti.

A$AP u shfaq gjithashtu i veshur me stil me të zeza në një kostum lëkure dhe kapuç gjithashtu.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky mirëpritën djalin e tyre në maj 2022. Këngëtarja u bëri fansave një tjetër surprizë kur zbuloi gjatë emisionit të saj në Super Bowl Halftime se është sërish shtatzënë.

Duket se restoranti Giorgio Baldi është restoranti i preferuar i Rihanna-s gjatë shtatzënisë së saj pasi kjo është hera e dytë këtë javë që ata e vizitojnë atë. Restoranti është i pëlqyer nga të tjerë shumë të famshëm të tjerë si Kim Kardashian.

Që nga shpallja e saj e dytë për shtatzëninë, Rihanna ka treguar shpesh barkun e saj dhe e veshur plot stil.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA