Tjetër tornado në Misuri të SHBA-së, shkaktohen dhjetëra viktima

05/04/2023 18:57

Një tornado ka përfshirë Misurin juglindor në SHBA, gjatë natës së shkuar, ku kanë humbur jetën disa persona.

Shumë njerëz kanë vdekur dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi një tornado përfshiu Misurin juglindor gjatë natës, thanë autoritetet.

Zyrtarët njoftuan se policia lokale dhe ekipet e patrullimit të autostradës shtetërore po ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit në qarkun Bollinger. Numri i saktë i viktimave është ende i paqartë, thanë autoritetet.

Pjesa më e madhe e Misurit jugor dhe qendror mbetet nën vëzhgimin e tornadove deri në orën 11:00 me kohën lokale (17:00 GMT). Banorët që dolën herët në mëngjes të mërkurën për të vëzhguar dëmet gjetën pemë të rrëzuara në makina dhe çati të shkëputura nga shtëpitë.

Tornado ndodhi pak para orës 04:00, thanë zyrtarët. Një banor tha se u zgjua pikërisht në kohën kur stuhia pushtoi shtëpinë e tij dhe i kërkoi familjes së tij që të fshihej shpejt në banjë.

Shkatërrimi vjen pasi një tjetër stuhi deri më tani ka vrarë të paktën 30 njerëz  dhe vazhdon të godasë rajonin, duke shkaktuar dhjetëra tornado dhe stuhi të forta.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara – që shtrihet nga Teksasi në rajonin e Liqeneve të Madhe do  jenë të përfshira nga tornadot  sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ka pasur më shumë se 80 tornado të raportuara që nga 31 marsi, tha shërbimi i motit.

Top Channel