Punëtori i nevrikosur shkatërron ‘shtëpinë e ëndrrave’ të çiftit, pas dy vitesh ata e rindërtojnë (fotot)

05/04/2023 15:30

Shtëpia e ëndrrave të një çifti në Britani u shkatërrua nga një ndërtues i zemëruar me ta, por pas dy vjetësh ajo është rindërtuar megjithë ankesat e fqinjëve per zgjatjen e punimeve.

Prona me vlerë 500,000 paundë në Leicester në veri të Britanisë u shkatërrua pjesërisht nga ndërtuesi që punonte në të, pas një konflikti për pagesën në qershor 2021.

I zoti i shtëpisë Jay Kurji tregoi sesi u prish me ndërtuesin pasi refuzonte të paguante një shtesë prej 3000 paundë në faturën e punimeve, çka bëri që kur çifti të shkonin me pushime, punonjësi të shkatërronte gjithçka kishte ndërtuar me një buldozer.

Tashmë fqinjët e tyre në rrugën e qetë rezidenciale thonë se vendi është kthyer në një kantier ndërtimi teksa zoti Kurji punonte vazhdimisht për rindërtimin e shtëpisë së tij.

Tashmë rreth dy vjet e gjysmë më vonë shtëpia me katër dhoma gjumi ka ende punë për të bërë, dhe rezidentët e afërt vijojnë zemërimin e tyre për zhurmat dhe pamjen.

Në pamje shihen transformimet e shumta dhe rinovimet e shtesat e kryera, por vendi është ende i rrethuar me ndarëse dhe konteinerë mbeturinash ndërtimore.

Fqinjët ankohen se shtëpia nuk përputhet ne dizajnin e shtëpive të tjera dhe ngrihet shumë lart, duke pasur pamje mbi kopshtet e tyre.

Një nga fqinjët tha: “Në fillim ne e mirëkuptonim për atë që i ndodhi me punëtorin, por tashmë është shumë kohë që vendi është kthyer në një kantier ndërtimi”.

“Ajo duket ndryshe nga të tjerat dhe nuk përputhet me zonën”.

“Ajo duket imponuese ndaj shtëpive të tjera të rrugës”.

Por kishte dhe disa rezidentë që lavdëronin zotin Kurji që arriti të rindërtonte shtëpinë pas tmerrit me ndërtuesin hakmarrës.

“E kam takuar të zotin dhe më duket njeri i mirë. Mbaj mend kur kishte problemet më parë me ndërtuesin dhe nuk e di nëse i kanë zgjidhur çështjet. Di që ndërtuesi që i dëmtoi shtëpinë ishte rekomanduar te ai nga një mik i tij, por nuk di më shumë”.

Më herët i zoti i shtëpisë Kurji kishte thënë: “Shtëpinë e bleva vetëm një vit para nisjes së punimeve, por gjeta ndërtuesin më të keq të mundshëm. Ne duhet të bënim shumë punime e shtesa, pasi jemi një familje me gjashtë persona, por kur isha me pushime ai erdhi me skavator dhe më dëmtoi shtëpinë”.

“Nuk e kam zgjidhur ende çështjen pasi policia më ka thënë se është një mosmarrëveshje dhe jo një çështje kriminale”.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA