
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.
“Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë.
Ajo tha se ZPS-ja nuk ka asnjë “provë të besueshme që e lidh Krasniqin me asnjë krim, nuk ka prova për qëllime të përbashkët kriminal”.
Sot është dita e tretë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe aktualisht po mban fjalën ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi.
Top Channel