Krasniqi shfaqet me kravatë me shqiponja në Gjykatën Speciale të Hagës

05/04/2023 11:36

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është shfaqur sot me kravatë me shqiponja në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ish-zëdhënësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij.

Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.

Në fjalën e tij, Krasniqi është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë.

“Çdo njeri që flet të vërtetën le të thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për të realizuar çlirimin kombëtar në luftën kundër atyre që ushtruan gjenocid ndaj nesh”, ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA