Jakup Krasniqi mbrohet në Hagë/ Ish zëdhënësi i UÇK: Nuk jam përfshirë në vrasje apo plagosje

05/04/2023 19:50

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi po gjykohet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai para trupit gjykues u shpreh se krimet për të cilat ngarkohet nuk mbanë përgjegjësi.

Mbrojtja e Krasniqit argumentoi me faktin se pozita që ai mbante në UÇK, nuk i mundësonte kontroll mbi ushtarët, kësisoj ish-zëdhënësi nuk mban përgjegjësi për krimet që pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Tutje mbrojtja thotë se ZPS nuk ka prova që mund të mbështesin pretendimet që e bëjnë përgjegjës Krasniqin për dhënie urdhrash për vrasje e tortura.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Më 11 prill vazhdon gjykimi i tyre me paraqitjen e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA