Etiketimet antishqiptare, ambasadori në Londër: Fushatat fyese nuk kanë lidhje me realitetin

05/04/2023 21:33

Debate të shumta televizive u zhvilluan ku kishin në qendër shqiptarët.

Disa i mbronin dhe i cilësonin si njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë e të tjerët vijonin të përdorimin gjuhën e urrejtjes ndaj tyre. Në këto kushte vetë komuniteti shqiptar në Londër organizoi një protestë të madhe. Ata kundërshtuan me forcë etiketimet dashakeqe, teksa prej dekadash kontribuojnë me taksa për Britaninë.

“Është një nga komunitetet më të mira, më shembullore këtu në Londër, më të mirë-integruara. Pra kur them është një komunitet shumë mirë, i integruar dhe i organizuar, çdo qasje tjetër nuk ka të bëjë me realitetin e komunitetit shqiptar këtu në Britaninë e Madhe”, u shpreh ambasadori Qirjako Qirko.

“Për mua ishte një gjë shumë pozitive pjesa e #protestës sepse nuk mund ti fusësh të gjithë emigrantët në një rrugë që janë të gjithë te rruga e gabuar. Ka shumë emigrantë shqiptar që kanë ecur para, kanë ngritur bizneset e tyre, kanë investuar për këtë shtet dhe nuk janë vetëm emigrantët e errët. Kështu që pjesa më e madhe e emigrantëve janë ndier të fyer dhe të diskriminuar nga etiketimet që janë bërë nga ministri dhe kryeministri”, tha Santjola Kodra.

“Në Britaninë e Madhe ka një numër shumë të madh të emigrantëve në krahasim me këta që i cilësojnë kriminel, të atyre që janë të suksesshëm, arkitekt, doktor, janë këshilltar që e mbulojnë këtë anën negative por që fatkeqësisht ne nuk dimë ti promovojmë”, tha Abedin Bajraktari, emigrant i ligjshëm për mbi 25 vite në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA