22/11 17:10
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth dy podcast-eve që prezantuan Rama dhe Berisha.
“Flasim” dhe “Jeta përtej politikës” janë dy podcastet e prezantuar nga dy politikanët e njohur, lajm ky që solli shumë reagime në rrjet.
Pas një analize për podcastet dhe përhapjen e tyre në Shqipëri, Eno Popi e cilësoi këtë si një metodë nga ana e tyre për të fituar votues të grupmoshave të reja.
Ndërkohë Nora Malaj zgjodhi të komentonte si më poshtë
“Duan që pas historisë së Big Brother, ku të gjithë u kapën pas Luizit, edhe politikanët thanë pse të mos e bëjmë edhe në këtë gjë. Jo duke u “Big Brother-izuar”, por duke “podcastuar”.
Top Channel