Maska e artë e mbretit Amenemope vjen në ekzibicionin francez të perandorit Ramses (fotot)

03/04/2023 19:37

Drejtorë e kuratorë të muzeumit francez Grande Halle de la Villette përgatiteshin sot të instalonin maskën funerare të mbretit egjiptian Amenemope.

Ekzibicioni i ri vjen pas atij të Tutankhamun, dhe para atij ku do të nxirret në shfaqje arkivoli i mbretit Ramses II.

Kuratori Dominik Farout, tha se maska e florinjtë është një nga objektet më të lakmuara për muzeumet:

“Është një objekt i jashtëzakonshëm, shumë delikat, edhe pse i mirëmbajtur me kujdes.”

“Fillimisht ajo ka qenë një maskë mbi një bazë të drunjtë, e cila tashmë duket se është zhdukur, është emocionuese ta kemi këtu me ne”, shtoi ai.

Farout shton se objekti mijëra-vjeçar duket sikur sjell njëfarë balance energjie ne ekzibicionet ku shfaqet.

Maska e artë e Amenemope, u zbulua në nekropolin egjiptian Tanis në vitet 1939-1940 nga Pierre Montet, në tumën thuajse të paprekur të faraonit.

Ajo është pjesë e arkivolit në formë mumjeje, prej druri të veshur me flori, të mbretit Amenemope.

Pjesa e rrumbullakët e fytyrës rrethohet nga kobra mbretërore uraeus, e cila më pas lidhet në ballin e mbretit.

Usermaatre Amenemope ishte faraoni egjiptian i dinastisë së 21-të dhe sundoi gjatë periudhës së viteve 1001 deri në 992 ose 993-984 sipas studiuesve.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA