Kamerat regjistrojnë peshkun në thellësinë rekord prej 8,300m nën oqeanin pranë Japonisë (foto-video)

03/04/2023 18:32

Shkencëtarët kanë raportuar regjistrimin e një specieje të quajtur “peshk kërmill” që notonte në thellësinë 8,336 nën ujërat pranë Japonisë, edhe pse presioni në atë nivel llogaritet se mund të thyejë kockat e një elefanti.

Më parë peshku i regjistruar në thellësinë më të madhe ishte ai në thellësinë 8,178 metra, në hendekun detar Mariana Trench, sipas rrjetit BBC News.

Shkencëtarët kishin lëshuar një “mjet autonom” nëndetar në hendekun detar Izu-Ogasawara pranë Japonisë dhe regjistruan peshkun kërmill, që llogaritej se jetonte në maksimumin e thellësisë se mbijetesës për një gjallëse, sipas BBC.

“Nëse ky rekord do të thyhej, rritjet do të ishin vetëm masa të vogla, vetëm disa metra”, tha  Prof. Alan Jamieson, i Universitetit të Australisë Perëndimore.

Peshku kërmilli regjistruar ishte një individ i ri i species Pseudoliparis, por pa u identifikuar plotësisht. Por ata identifikuan një seri peshqish në thellësinë prej 8,022 metra, që i përkisnin gjinisë Pseudoliparis belyaevi.


Peshqit e regjistruar më parë në thellësinë më të madhe të hendekut Mariana Trench, identifikohen si Mariana peshk-kërmill, të cilët njihen prej vitit 2014.

Kjo specie jeton në pjesën më të thellë të oqeaneve e njohur si “zona hadal”, ku pas thellësisë 6,000 nuk mund të depërtojë asnjë rreze drite.

Jamieson spekulonte se peshqit mund të mbijetojnë në thellësitë e mëdha të hendekut Izu-Ogasawara, prej ujërave relativisht më të ngrohta, shkruan BBC.

“Ne kishim parashikuar se mund të gjenim peshk kërmill. Zemërohem kur njerëzit thonë se ne nuk dimë asgjë për thellësitë e deteve, por gjërat ndryshojnë shpejt,” tha më tej Jamieson.

FOTO GALERI
2/3
Peshk kermilli i ri ne thellesi te medha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA