Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet, pasi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.

Dea Mishel i tha Efit se u përpoq të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Kundërpërgjigjja erdhi edhe nga Efi, e cila i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Oltës gjithashtu, vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

Ndër të tjera gjatë debatit konkurrentja Dea Mishel është shprehur se ka qenë në krye, një ndër të preferuarat e publikut.

Gjatë gjithë debatit nuk kanë munguar ironitë mes njëra-tjetrës, duke treguar se ende nuk kanë gjetur gjuhën e sqarimit.

Ndërkohë në living të pranishëm gjatë debatit ishin edhe konkurrentë të tjerë , të cilët herë pas here ndërhynin duke dhënë opinionin e tyre.

.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA