Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus, pamjet e ushtarëve që ecnin zvarrë për t’i shpëtuar shpërthimit bëjnë xhiron e rrjetit (Video)

31/03/2023 14:46

Pamjet e mëposhtme janë momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë një tank me ushtarë rus.

Sipas faqes ukrainase Operativno_ZSU, pamjet besohet të jenë regjistruar në Zaporizhia. Tanku rus shpërtheu në flakë pasi u godit me predha që vinin nga droni ukrainas.

Pas sulmit, një mori ushtarësh po kacavirreshin për të dalë jashtë. Në këtë video mund të shihet se si ata zvarriten nëpër tokë me qëllimin për të shpëtuar. Sakaq, pamjet nga droni ukrainas që goditi tankun rus në fushë të hapur, tregojnë pas të shtënave flakët dhe tymin e dendur që mbërthen zonën aty pranë.

 

Top Channel