Një fond prej 80 librash, kryesisht në fushën e albanologjisë të botuar para Luftës së Dytë Botërore, i janë dhuruar bibliotekës së Korçës nga Biblioteka Kombëtare.
Botimi më i hershëm është nja fjalor nga Kostandin Kristoforidhi i cili daton në vitin 1904 ndërsa nuk mungojnë as botime të tjera origjinale një pjesë prej të cilave të prodhuara në shtëpitë botuese të Korçës në atë kohë të cilat kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për studiuesit por edhe lexuesit.
Ajo që mbetet problematike në bibliotekat e rretheve është nga njëra anë pamjaftueshmëria e librave për lexuesit, që vjen si pasojë e mungesës së fondeve dhe nga ana tjetër mungesa e interesit për librin. Por, sipas drejtorit të bibliotekës kombëtare Piro Misha në qytetet ku infrastruktura e tyre është përmirësuar ka më shumë mundësi për ta mbajtur lexuesin afër dhe janë bashkitë ato që duhet të risin fondet për pasurimin e tyre.
Biblioteka e Korçës llogarit 2500 lexues, një shifër që është rritur krahasuar me disa vite më parë, kur kishte vetëm 1000 lexues.
Top Channel