Termi narcis i referohet një gjinie bimësh aromatike, me qepujkë që bëjnë pjesë në familjen Amaryllidaceae ose amaryllis.

Si një nga bimët e para që dalin nga toka në pranverë, këto lule të bardha ose të verdha janë bërë sinonim i dritës që del nga errësira.

Ekzistojnë mbi 40 lloje të narcisëve dhe janë bimët ideale për t’i dhënë frymë kopshtit tuaj e për të shtuar një larmishëmëri të nevojshme ngjyrash.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla rreth kujdesit që këto bimë të bukura kërkojnë.

Ku ta mbillni narcisin

Vendi më i mirë për t’i mbjellë është në një vend të ndriçuar mirë nga rrezet e diellit, me tokë pjellore dhe me kullim të mirë të ujit. Toka duhet të mbetet e lagësht, por rrënja e bimës është e ndjeshme ndaj kalbjes, prandaj sigurohuni që të mos qëndrojë më e lagësht seç duhet.

Kur ta mbillni

Lulja duhet të mbillet në vjeshtë, rreth tre javë para ngricës së parë. Ndërsa rritet, bima do të prodhojnë më shumë qepujka që janë të lidhura me të.

Si ta mbillni

Zgjidhni qepujka të mëdha dhe cilësore. Vendosini në hapësirën e krijuar me majën e drejtuar lart, e gjithë thellësia e hapësirës duhet të jetë trefishi i gjatësisë së qepujkës.

Qepujkat duhet të vendosen rreth shtatë centimetra larg njëra-tjetrës. Nëse zgjidhni t’i mbillni në një vazo, shmangni vendosjen në të nëjtën vazo më lulet e tjera. Pasi narcisi sekreton një lëng që shkakton venitje të luleve të tjera. Në varësi të specieve, bima mund të rritet deri në 1.2 metra lartësi.

Lulet mund të jenë toksike për kafshët, prandaj përpiquni t’i mbani në një zonë pa kafshë shtëpiake

A janë bimë shumëvjeçare?

Narcisi është bimë shumëvjeçare dhe do të “rikthehet” në jetë çdo pranverë. Në varësi të vendit ku jetoni dhe llojeve që rrisni, lulet mund të zgjasin diku nga gjashtë javë deri në gjashtë muaj.

Çfarë duhet të bëni me narcisin pas lulëzimit?

Mos e prisni bimën ose ta flakni pasi ajo të venitet. Ato e përdorin këtë kohë për të ruajtur energjinë për sezonin e ardhshëm. Dhe duke siguruar kushtet e duhura, lulet e narcisit mund të lulëzojnë përsëri vitin tjetër.

Sa shpesh duhen ujitur?

Toka duhet të mbetet e lagësht, por jo shumë e lagur. Ajo duhet të ujitet të paktën dy herë në javë.

A mund të mbillet në ambient të mbyllur?

Lulja lulëzon jashtë në natyrë dhe do të lulëzojë në pranverë. Megjithatë, ju mund t’i rrisni ato edhe në ambiente të mbyllura. /AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA