Në spital prej gjendjes së rënduar, përmirësohet shëndeti i Papa Franceskut! Pritet dalë të shtunën

31/03/2023 15:01

Papa Françesku pritet të dalë nga spitali të shtunën, ka thënë Vatikani.

Kthimi i tij në rezidencën në Vatikan varej nga rezultatet e testeve përfundimtare të kryera të premten në mëngjes.

Papa Françesku u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli në Romë pas vështirësive në frymëmarrje. Më vonë, ai u diagnostikua me bronkit, megjithëse Vatikani tha se shëndeti iu ishte përgjigjur mirë ndaj antibiotikëve.

Sipas një deklarate, Papa 86-vjeçar, hëngri pica së bashku me stafin mjekësor të enjten në mbrëmje dhe pas ngrënies së mëngjesit të premten lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën.

Pranimi i tij në spital erdhi përpara kohës më të ngarkuar në orarin e tij vjetor, me ngjarje dhe shërbime të planifikuara gjatë javës së Pashkëve.

Top Channel