Në “luftë” me drejtësinë, por filmi i Trump “I vetëm në Shtëpi”, bëhet viral

31/03/2023 13:00

Donald Trump është i njohur për shumicën e njerëzve si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo, shumë të tjerët e kujtojnë atë për arsye të ndryshme, dhe një ndër to është paraqitja në një sekuencë filmike të filmit më të dashur të Krishtlindjeve “I vetëm në Shtëpi” .

Kështu, pas padisë ndaj tij, faqja e kulturës pop “Discussing Film” ka publikuar në Twitter një moment nga paraqitja e shkurtër të Trump në film. Pamjet janë bërë virale, duke mbledhur më shumë se 38,000 retweet.

Top Channel