Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Beograd. Sipas krerëve të dy qeverive, vendet kanë pasur përfitime ekonomike nga nisma Ballkani i Hapur.

Kovaçevski ka thënë se kjo është iniciativë në të cilën kryeson ekonomia dhe jo temat politike.

“Kjo është iniciativa në të cilën dominon ekonomia dhe temat ekonomike, dhe jo temat politike, duke që ne si shtete nuk kemi tema të hapura politike mes veti. Secila iniciativë i ka kundërshtaret e vet dhe kritikët, mirëpo kjo iniciativë edhe kritikat që i ka të gjitha janë të bazuara në supozime mirëpo asnjë herë të bazuara në të dhëna reale. Dhe sot folëm me kryeministren Bërnabiç për benifitet ekonomike nga iniciativa Ballkani i hapur vetëm disa prej tyre, për atë që Maqedonia e Veriut ka një eksport të madh në Serbi, sa është numri i madh i turistëve nga Serbia në Maqedoni dhe nga Maqedonia e Veriut në Serbi, sa është koha e vogël për transportim në mes tri vendeve, është edhe një dëshmi se nisma Ballkani i hapur po funksionon dhe nisma po jep rezultate”, ka thënë Koveçevski.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është në kundërshtim me Procesin e Berlinit.

Lidhur me këtë, ajo ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë nuk shoh atë që nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, që kemi një qarkullim të lirë të mallrave, që kemi një fluks të lirë njerëzish, shërbime, kapitale, jo kjo është plotësisht jo vetë në përputhje me Bashkimit Evropian, por me parimet bazë të Bashkimit Evropian, por kjo thotë mjaft le të themi për korrektësinë apo sinqeritetin e tij politik, sepse ai po merr pjesë në nismën Procesi i Berlinit, dhe të gjitha nismave tjera, atyre nuk guxon t’u thotë nuk është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, edhe nuk është, por këtu e ka më të lehtë të thotë në kuadër të Ballkanit të Hapur sepse është politikisht e popullarizuar në Kosovë, supozoj te një pjese te popullatës shqiptare edhe pse mendoj te pjesa dërrmuese e popullsisë dhe ekonomisë shqiptare nuk është e popullarizuar sepse ata do te kishin shume për te përfituar po te behej Prishtina bëhej pjesë e nismës Ballkani i hapur dhe gjithmonë dyert janë të hapura”, ka thënë Bërnabiç.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar memorandum për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufirin Tabanoc-Preshevë që është rrjedhojë e procesit të Ballkanit të Hapur, memorandum për pagesë elektronike në pikat e pagesës rrugore, si dhe në fushën e energjetikës dhe të minierave.

Top Channel