Ish-konkurrente e Big Brother Vip, Efi Dhedhes ishte e ftuar në emisionin ‘Më Lër të Flas’ me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

Ajo zbuloi se çfarë bisedoi me Kiarën, pak minuta pasi ajo u eleminua nga shtëpia, në studion e Big Bother. Efi tha se vetëm e kishte këshilluar që mos të takonte shumë njerëz, pasi vetë ajo pas daljes ishte përballur me stresin.

“Ajo që unë i thash ishte të merrte kohën e saj, mos të takonte shumë njerëz, për të parandaluar atë stresin dhe ankthin që edhe unë e përjetova”, tha Efi.

“Unë personalisht që dola aq mirë, kisha shumë stres për arsye se takova shumë njerëz, dhe i dhashë këshilla të cilat unë nuk i zbatova dhe nuk i dija. Ia dhashë këto këshilla për t’i zbatuar ajo dhe të jetë sa më e qetë”,  shtoi ajo.

Efi dhe Kiara kanë qenë mikesha të ngushta brenda shtëpisë por  marrëdhënia e tyre duket se u prish pas një videoje që Kiarës iu shfaq si avantazh në lojë. Në video Efi komentonte një nga situatat mes çiftit Luiz- Kiara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA