Donald Trump i pari udhëheqës amerikan i vënë nën akuzë penale, Pelosi: Askush nuk është mbi ligjin!

31/03/2023 09:00

Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzën e paraardhësit të tij dhe ka pasur pak përgjigje zyrtare nga Komiteti Kombëtar Demokratik.

Sidoqoftë, disa demokratë nuk janë kursyer duke folur hapur, përfshirë këtu edhe figurën e lartë të partisë Nancy Pelosi.

Prej kohësh një ndër kritikët kryesor të Trump, Pelosi shkroi në Twitter se: “Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë kanë të drejtën e një gjyqi për të provuar pafajësinë.

“Shpresojmë se ish-presidenti do të respektojë në mënyrë paqësore sistemin, i cili i jep atij këtë të drejtë,” tha ajo, duke shtuar se juria e madhe që kishte votuar për aktakuzën “veproi sipas fakteve dhe ligjit”.

Top Channel