Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohet të kenë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Një polic është sulmuar në krye të detyrës, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas policisë, efektivi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy personat e dyshuar si autorë janë vënë në pranga dhe ndaj tyre ka nisur hetimi.
“Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ Prishtinë 29.03.2023 – 07:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton policia e Kosovës.
Top Channel