Trafikonin “mall” me vlerë miliona euro, arrestohen tregtarët e drogës në Gjermani

30/03/2023 14:39

Dhjetë persona, duke përfshirë shtetas të Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Italisë, Libanit, Turqisë dhe Kazakistanit, u arrestuan në disa qytete të Gjermanisë me dyshimin se ishin të përfshirë në kontrabandën e drogës.

Sipas medieve të huaja, grupi kriminal ka realizuar një fitim prej dy milionë eurosh nga tregtia e drogës, dhe fokusi i operacionit ishte në Messingen. Gjatë verifikimeve grupi hetimor gjeti tre kilogramë marijuanë, rreth 50 gramë kokainë, rreth 50 mijë para të gatshme dhe armë.

“Hetuesit akuzojnë të dyshuarin për trafikim të disa qindra kilogramëve marijuanë dhe kokainë”, shkruajnë mediet gjermane.

Të dyshuarit së shpejti do të sillen para gjykatës dhe më pas me shumë gjasa do të caktohet masa e paraburgimit. Sipas policisë 8 persona vijnë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Kazakistani, Libani dhe Turqia. Disa prej tyre kanë edhe shtetësi gjermane.

Ndërkaq, dy nga dhjetë të arrestuarit janë liruar nga policia. Grupi është vënë në shënjestër të hetuesve që nga vera e vitit 2022, si pjesë e një hetimi të bazuar në deshifrimin dhe vlerësimin e të dhënave nga dy ofrues të kriptokomunikimeve.

Rrjeti i të dyshuarve u zbulua pas vlerësimit me kujdes disa qindra mijëra imazheve, si dhe mesazhe zanore dhe tekstuale.

Top Channel