Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ 49.4% e qytetarëve mendojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur

30/03/2023 22:13

Top Channel në bashkëpunim me kompaninë e kërkimeve “Angi Ricerche” ka zhvilluar sondazhin e parë për zgjedhjet e 14 majit në Tiranë.

1017 persona mbi 18 vjeç janë pyetur nga 20-25 mars si po vijon drejtimi i Shqipërisë sipas tyre, ku 49.4 % mendojnë se janë në drejtimin e duhur.

Në drejtimin e duhur kanë votuar 48.8 % e tyre, ndërsa opsioni asnjëra nga 2.3 %.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. 

Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave, webit ose me skype.

 

Top Channel