Shefi i Gardës Kombëtare Ruse arrestohet në një ‘hetim gjithëpërfshirës për korrupsion’

30/03/2023 13:32

Kreu i departamentit detar të gardës kombëtare ruse, Rosgvardia, është arrestuar pas një “hetimi gjithëpërfshirës për korrupsion” në shërbimin e sigurisë së brendshme. Lajmi u raportua nga një thinktank me bazë në SHBA.

Koloneli Sergey Volkov, shefi i Korpusit të Shërbimit Detar të Gardës Kombëtare, u arrestua të mërkurën me akuzat për shpërdorim të autoritetit në lidhje me shitjen e sistemeve të radarëve me cilësi të ulët me çmime shumë të fryra, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Një hetim zyrtar thuhet se zbuloi se veprimet e Volkov kushtuan 395.5 milion rubla (afërsisht 5 milion dollarë). Hetimi vjen pasi një çështje penale u nis më 20 mars kundër një komandanti tjetër të gardës kombëtare, gjeneralmajor Vadim Dragomiretsky – gjithashtu për akuza të lidhura me korrupsionin.

Analistët në ISW thonë se këto dy hetime mund të tregojnë një hetim më të gjerë korrupsioni në shërbimin e sigurisë së brendshme të Rusisë.

“Procedimi penal është i dukshëm sepse komandantët e forcave konvencionale ruse nuk janë shkarkuar, e lëre më të arrestuar, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës me të njëjtin ritëm ose në rrethana të profilit të lartë si rastet Rosgvardia,” tha ISW.

Garda kombëtare ruse i raporton drejtpërdrejt Vladimir Putinit dhe ai “me gjasë i kushton shumë vëmendje besueshmërisë dhe besnikërisë së disa personelit të Rosgvardia”, shtoi grupi i ekspertëve.

Top Channel