Presidentja e KE: Roli i Kinës në konfliktin e Ukrainës, jetik për marrëdhëniet me BE-në

30/03/2023 13:44

“Kina duhet të luajë një rol në presionin për një “paqe të drejtë” në Ukrainë dhe roli i saj në konflikt do të jetë jetik në formësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”, kështu është shprehur mëngjesin e kësaj të enjte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kina – si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara -,  thotë ajo, ka përgjegjësinë të luajë një rol konstruktiv në avancimin e një paqeje të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e forcave pushtuese ruse.

Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse nuk është thjesht një plan i zbatueshëm. Ne duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë“- tha von der Leyen në një fjalim nga Brukseli, në prag të një udhëtimi në Pekin.

“Si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim.”

Komentet e von der Leyen vijnë pas vizitës tre-ditore të presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, ku ai u takua me mikun e tij të vjetër Vladimir Putin.

Top Channel