“Mizor dhe i pazbatueshëm”, plani i Mbretërisë së Bashkuar për të strehuar emigrantët në baza ushtarake dhe maune ‘dënohet’

30/03/2023 18:04

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paraqitur plane për të strehuar emigrantët në baza ushtarake të papërdorura dhe jo në hotele dhe po shqyrton mundësinë e përdorimit të mauneve, propozime këto që kanë ndezur më shumë tensionet mbi emigracionin.

Ministri britanik i imigracionit Robert Jenrick prezantoi planin të mërkurën, i cili synon të parandalojë njerëzit pa dokumente që kalojnë Kanalin Anglez nga Franca me varka të vogla, pjesë plani të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të goditur migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit që hyjnë në vend.

“Mbrojtësit e të drejtave të njeriut” e dënuan propozimin e ri si “skema më e fundit mizore” e Ministrisë së Brendshme që synon njerëzit që kanë duruar luftën, ndërsa opozita tha se kjo sinjalizon “dështimin” e qeverisë pasi merren me për kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të gjithë ne meritojmë sigurinë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti – veçanërisht njerëzit që janë përballur me beteja të paimagjinueshme dhe po rindërtojnë jetën e tyre në MB. Kjo është edhe një dredhi e kësaj qeverie për të …tërhequr vëmendjen nga çështjet reale që prekin komunitetet tona,”  tha për CNN Mary Atkinson, menaxhere e fushatave dhe rrjeteve në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve.

Jenrick tha të mërkurën se qeveria do të përdorë vendet ushtarake që “deponohen” në Essex dhe Lincolnshire dhe një vend të veçantë në East Sussex. Ministri shtoi se qeveria gjithashtu “po vazhdonte të eksploronte mundësinë e akomodimit të emigrantëve në anije, siç janë në Skoci dhe në Holandë”.

Zëvendëskryeministri Dominic Raab gjithashtu i tha Sky News të mërkurën se qeveria do të konsiderojë strehimin e migrantëve në maune për të penguar stimujt e akomodimit në hotel. Kostoja e strehimit të azilkërkuesve në hotele është rritur gjatë vitit të kaluar, duke tejkaluar tani 6 milionë paund në ditë, tha Zyra e Brendshme për CNN në një deklaratë.

Ministrat nuk kanë dhënë detaje se si do të financohen anijet, apo nëse ato janë të disponueshme për përdorim të menjëhershëm.

Top Channel