I arrestuar për spiunazh, Gjykata ruse seancë me dyer të mbyllura për gazetarin amerikan

30/03/2023 14:49

Një gjykatë në Moskë ka nisur një seancë me dyer të mbyllura për të dëgjuar një kërkesë për arrestimin zyrtar të gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i arrestuar për spiunazh.

Lajmi është bërë me dije nga agjencia shtetërore ruse të lajmeve RIA. Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se ishte shumë herët për të folur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që përfshin Gershkovich.

Sidoqoftë, sipas tij, shkëmbime të tilla kishin ndodhur edhe më parë për të dënuarit dhe se ishte e nevojshme të pritej për të parë se si do të zhvillohej historia me z. Gershkovich.

Më herët, shërbimi rus i sigurisë FSB tha se kishte arrestuar reporterin me dyshimin se kishte spiunuar për Uashingtonin, çka përbën masën më serioze publike kundër një gazetari të huaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Wall Street Journal ka thënë se i mohon me forcë akuzat kundër tij.

Top Channel