Rita Ora , 32 vjeç, mori pak kohë për të eksploruar qytetin e Sydney me motrën e saj Elenën dhe prindërit e saj Vera dhe Besnikun të enjten.

Ylli me origjinë shqiptare u shfaq shumë e thjeshtë, në një ditë normale me familjen e saj. Flokët të lidhura dhe me një fustan veror me lule mbi pantallona të shkurtra, teksa po në Bondi Icebergs me familjen e saj, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë motra e saj, Elena, e cila e menaxhon, zgjodhi të dukej shik, e veshur me të zeza dhe me një çantë Gucci.

Këngëtarja është parë në Sydney, pasi ajo shkoi në qytet të hënën e kaluar për të filluar qëndrimin e saj në The Voice Australia. Ylli i popit ka kaluar shumë kohë në këtë vend,  madje tha se do të blinte edhe një shtëpi.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu. Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes. Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, u shpreh Rita.

Rita dhe bashkëshorti i saj së fundmi iu bashkuan listës A të Hollivudit për festën e Oscars Vanity Fair në Beverly Hills. Rita dhe Taika, të cilët fillimisht u lidhën në prill 2021, u përqafuan për një foto të shkurtër, më pas u panë të kapur për dore dhe më vonë u puthën.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel