Po priste dru në mal, pema e zë poshtë! Ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
29/03/2023 14:30
Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat, teksa priste dru në pyll.
Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.
Dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë shtetasin me iniciale S. M. Ai kishte shkuar në mal për të prerë dru për përdorim në banesë, por si pasojë e goditjes, nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel