Një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull ka njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të tretë.

Cristian Montenegro, nga Kolumbia pati thënë se e fejuara e tij Natalia është ‘dashuria e jetës së tij’, sipas mediave të huaja.

Çifti, të cilët tashmë kanë një djalë dhe një vajzë së bashku, sipas kolumbianit zbuluan se ata e kanë quajtur të porsalindurin e tyre Sammy.

Kolumbia ka publikuar fotografi të kukullës Natalia në spitali pasi ‘lindi’ fëmijën e tyre të tretë.

Derisa ai qëndron pranë saj, një mjek kukull, i veshur me një pallto të bardhë laboratori, rrjetë flokësh dhe maskë për fytyrën, shihet duke u kujdesur për Natalia-n.

Ende nuk dihet nëse kjo është një lojë e zgjedhur nga kokumbiani në rrjete sociale.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA