“Italian Screens”/ Filmat kandidatë për çmimin David di Donatello

29/03/2023 15:26

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me “Italian Screens”, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello.

Për përmbledhjen kinematografike të Tiranës u zgjodhën katër fillma, të ndryshëm për nga zhanri dhe ndërtimi i mjedisit ku zhvillohen ngjarjet: Ariaferma nga Leonardo Di Costanzo, “I fratelli De Filippo nga Sergio Rubini, Il materiale emotivo nga Sergio Castellitt”, bazuar në një skenar të Ettore Scola dhe Freaks Out nga Gabriele Mainetti. Filmat do të vazhdojnë çdo mbrëmje deri më 30 mars në Kinema Millennium .

Ttalian Screens përbën një mundësi tejet të rëndësishme për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë.

Pas ndalesave në Miami, Atlanta, Los Angeles, San Paulo, New Delhi dhe Berlin, nisma prezantohet në Tiranë në prani të institucioneve, disa prej figurave më të njohura të kinemasë shqiptare dhe të ftuarve specialë nga Italia, regjisorë dhe protagonistë të filmave që do të shfaqen.

Top Channel