Së fundmi partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni.

Ndër të tjera ajo u shpreh se:

“Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë”.

Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja e do Ronaldon prej parave të tij. Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.

Së fundmi, Rodriguez zbuloi se pësoi tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel. Modelja e bëri rrëfimin në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol. Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa ishin në pritje të binjakëve vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi.

Georgina ka përfituar nga turneu i saj në Spanjë për të promovuar sezonin e dytë të dokumentarëve të saj në Netflix, ‘I am Georgina’. Partnerja e Cristiano Ronaldos ishte në emisionin ‘El Hormiguero’ ku bëri disa komente interesante për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite.

Kalimi i Ronaldos te Al-Nassr në merkaton e janarit do të thoshte se familja e tij duhej të transferohej në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Megjithatë, 29-vjeçari nuk ka kaluar një kohë pozitive në Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA