Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është ekstraduar në Shqipëri.
Bledar Mneri, është kapur në Francë pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 25 vjet burgim. 43 vjeçari në vitin 2016 në fshatin Priskë, Tiranë, ka vrarë me armë zjarri V.B.
Mneri akuzohet për veprat penale për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
I akuzuari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.
“Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë. Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel