Braho për sulmin në Top Channel: Zbulimi i ekzekutorëve dhe porositësve të krimit, mision për garantimin e lirisë së shprehjes në vend

27/03/2023 14:30

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, me pasojë vdekjen e një punonjësi të sigurisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braho shkruan se zbulimi i ekzekutorëve dhe porositësve të këtij krimi është mision për garantimin e lirisë së shprehjes në vend.

Akti kriminal ndaj Top Channel, me pasoje humbjen e nje jete te pafajshme, duhet te marre vemendje maksimale nga organet hetimore. Zbulimi i ekzekutoreve dhe porositesve te ketij krimi, eshte mision per garantimin e lirise se shprehjes ne kete vend.

Megjithate kur sulme te tilla ndermerren ndaj medias, te gjithe duhet te reflektojme per gjuhen e urrejtjes qe po mbjellim ne kete vend”- shkruan Braho.

Top Channel