Mungesat barnave kanë nisur të ndihen në tregun farmaceutik shqiptar. Një ndër antibiotikët më të përdorur për shkak të spektrit të gjerë të veprimit prej ditësh është mungesë në tregun farmaceutik shqiptar.

Jashtë mikrofonit farmacistët thonë se tregu po përballet edhe me mungesa të barnave të tjera brand pasi në tregun shqiptar mbizotërojnë barna xhenerike.

Ndërkohë që para pak kohesh disa vende në Europë u përballën me mungesë barnash, kryesisht antibiotikë.

Tregut shqiptar farmaceutik i janë larguar disa përfaqësi prestigjoze të kompanive farmaceutike siç janë kompania britanike Glaxos Smith Cline ajo Astrazeneka kompania franceze Sanof Leku Alkaloid ndërkohë që të tjera as që bëhet fjalë të afrohen për shkak të klimës korruptive dhe diskriminuese në tregun të krijuar nga ligji i barnave.

Para pak kohesh një shqetësim të tillë e ngriti edhe urdhri i faramcistit i cili paralajmëroi se tregu po zbrazet nga barnat origjinale duke u zëvendësuar nga ato xhenerike.

Kompanitë e mëdha farmaceutike kanë ende në tregun shqiptar disa barna të cilat i kishin regjistruar kohë më parë por nuk tentojnë të regjistrojnë barna të reja në Shqipëri për shkak se e konsiderojnë një klimë aspak të favorshme për më tepër  kur tregu shqiptar nuk është aspak joshës për përfitimet e tyre pasi ka kërkesë të ulet.

Tregu farmaceutik është tejmbushur me barna xhenerike që vijnë nga Turqia apo Serbia dhe kjo ka ulur besimin tek qytetarët të cilët kur udhëtojnë jashtë kujdesen të blejnë barna në tregun europian.

Top Channel