Mjeshtër të kamuflimit, ukrainasit të gatshëm për beteja të ashpra (VIDEO)

26/03/2023 12:47

Mes luftës brutale të Rusisë në Ukrainë, ushtarët e Kievit po përgatiten që konflikti të vazhdojë, duke u trajnuar në artin e kamuflazhit.

Të strehuar mes pemëve dhe kullotave, të mbuluara me gjethe nga koka te këmbët, duke qëndruar në mënyrë të palëvizshme ata janë bërë ekspertë të kamuflimit, në veçanti kur pranë tyre kalojnë forcat armike.

Përmes një videoje të postuar nga këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, shihen ushtarët ukrainas duke u fshehur në mes dorinjve dhe barit, të mbuluar me gjethe nga thembrat e deri te koka, duke bërë që të jenë të padukshëm.

E derisa lufta po vazhdon në Ukrainë, ushtarët e Kievit po bëhen gati për vazhdimin e beteja, e një nga misionet e tyre është kamuflimi që u ndihmën të jenë të padukshëm kur para tyre kalojnë ushtarët e Vladimir Putinit. Ushtria ukrainase përdor edhe gjethe për të mbuluar edhe fytyrën, dhe të mbrojë identitetin nga rusët që tentojnë t’i lokalizojnë.

Pamjet e publikuara më poshtë gjatë trajnimit, tregojnë metodat e tyre të funksionimit dhe mjeshtërinë për të qenë të ‘padukshëm’.

Gerachshenko ka pyetur përdoruesit e rrjeteve sociale, sesa ushtarë po i shohin në pamje. E për ta larguar këtë dilemë në fund theksoi se bëhet fjalë për dhjetë ushtarë të kamufluar.

Top Channel