Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën Qindra qytetarë protestuan në Prishtinë kundër marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Protesta u thirr nga PSD qw akuzon Albin Kurtin se ka pranuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, një ide me të cilën sulmonte pushtetarët kur ishte vetë në opozitë.
Në fund të protestës u hodh edhe tym ti zi dhe mjete piroteknike pranë selisë qeveritare
“Ajo çfarë ne tani po bëjmë është tym i zi sepse ne besojmë që kjo qeveri ia ka zymtuar perspektiven Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi dhe gjithçka tjetër. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, ai i cili është dorëzuar për të mbajtur pushtetin”, shtoi ai.
Ndërkohë, Bashkimi Europian pas mbledhjes dy ditore mes liderëve ka dhënë sinjale se në ditët e ardhshme do të nisë puna me zbatimin e marrëveshjes.
Kjo marrëveshje sjell në Tiranë të dielën kryeministrin Kurti që do takohet me homologun Rama.
Top Channel