Vrau 72 civilë gjatë luftës kundër guerilsave, dënohen me 20 vite burg ish-koloneli kolumbian
Një turist amerikan është zhdukur në mënyrë të pashpjeguar teksa vizitonte rrënoja të civilizimit të lashtë Maja në pyjet tropikale të Guatemalës, duke bërë të nisë një misioni gjerë kërkim-shpëtimi nga autoritetet.
66 vjeçari Raymond Vincent Ashcroft, dhe bashkëshortja e tij po ecnin mes rrënojave të famshme Maja në qytezën e lashtë të Tikal së bashku me grupin e tyre me të apasionuar pas zogjve, kur ai papritur tha se donte të kthehej në dhomën e hotelit, thanë autoritetet, sipas rrjetit CBS.
Bashkëshortja e tij, Van Phung kishte qëndruar me grupin duke bërë foto të zogjve tropikalë dhe të aligatorëve në zonën e shpallur trashëgimi botërore, shkruante rrjeti vendas PrensaLibre.com.
Kur ajo ishte kthyer në hotel, bashkëshorti nuk shihej gjëkundi dhe pas njoftimit të autoriteteve një operacioni gjerë kërkimi nisi nga policia, zyrtarët e turizmit dhe njësi të ushtrisë.
Zyrtarët në Guatemala thanë se kanë njoftuar Interpol, i cili ka lëshuar një alarm “të verdhë” për të ndihmuar në gjetjen e “personave të dobët, të humbur”.
Tashmë pas shtatë javësh autoritetet janë ende në kërkim të Ashcroft pas zhdukjes së tij misterioze.
Qyteti i lashtë i Tikal mburret me tempuj dhe ndërtime të lashta të mrekullueshme. Ai është banuar prej shekullit të 6-të p.e.s. deri në shekullin e 10-të dhe rrethohet me qindra hektarë toka të mbrojtura, sipas agjencisë UNESCO.
Top Channel