Turisti amerikan zhduket në mënyrë misterioze teksa vizitonte tempullin e lashtë Maja në Guatemala (fotot)

24/03/2023 21:07

Një turist amerikan është zhdukur në mënyrë të pashpjeguar teksa vizitonte rrënoja të civilizimit të lashtë Maja në pyjet tropikale të Guatemalës, duke bërë të nisë një misioni gjerë kërkim-shpëtimi nga autoritetet.

66 vjeçari Raymond Vincent Ashcroft, dhe bashkëshortja e tij po ecnin mes rrënojave të famshme Maja në qytezën e lashtë të Tikal së bashku me grupin e tyre me të apasionuar pas zogjve, kur ai papritur tha se donte të kthehej në dhomën e hotelit, thanë autoritetet, sipas rrjetit  CBS.

Bashkëshortja e tij, Van Phung kishte qëndruar me grupin duke bërë foto të zogjve tropikalë dhe të aligatorëve në zonën e shpallur trashëgimi botërore, shkruante rrjeti vendas PrensaLibre.com.

Kur ajo ishte kthyer në hotel, bashkëshorti nuk shihej gjëkundi dhe pas njoftimit të autoriteteve një operacioni gjerë kërkimi nisi nga policia, zyrtarët e turizmit dhe njësi të ushtrisë.

Zyrtarët në Guatemala thanë se kanë njoftuar Interpol, i cili ka lëshuar një alarm “të verdhë” për të ndihmuar në gjetjen e “personave të dobët, të humbur”.

Tashmë pas shtatë javësh autoritetet janë ende në kërkim të Ashcroft pas zhdukjes së tij misterioze.

Qyteti i lashtë i Tikal mburret me tempuj dhe ndërtime të lashta të mrekullueshme. Ai është banuar prej shekullit të 6-të p.e.s. deri në shekullin e 10-të dhe rrethohet me qindra hektarë toka të mbrojtura, sipas agjencisë UNESCO.

FOTO GALERI
2/5
Ai dhe bashkëshortja e tij po ecnin mes rrënojave të famshme Maja në qytezën e lashtë të Tikal së bashku me grupin e tyre me të apasionuar pas zogjve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA