​Zelensky viziton rajonin e Khersonit: Do të rindërtojmë zonën shumë shpejt

24/03/2023 09:49

Pas vizitës në rajonet lindore të Donetskut dhe Kharkivit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky udhëtoi në rajonin jugor të Khersonit, pranë vijës së frontit të luftës.

Zelensky vizitoi fshatin Possad-Pokrovske, i cili është shkatërruar nga luftimet me trupat ruse.

Unë mendoj se ne do ta rindërtojmë shumë shpejt vendin”, u tha Zelensky banorëve.

Ai vizitoi gjithashtu një stacion të shpërndarjes së energjisë elektrike të dëmtuar nga bombardimet, raportuan mediat ndërkombëtare.

Zelensky shoqërohej nga zëvendëskryetari i qeverisë, Oleksandr Kubrakov, ministri i Energjisë, Herman Halushchenko dhe kreu i operatorit të rrjetit elektrik “Ukrenergo”, Volodymyr Kudrytskyi.

Në nëntor, trupat ruse në Kherson Oblast u tërhoqën në bregun lindor të lumit Dnipro, i cili përshkon rajonin.

Kjo është dita e dytë e Zelensky në zonat pranë vijës së frontit të luftës.

Top Channel