Ministri izraelit Gideon Sa’ar takon Ramën në Tiranë: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese 12/10 18:04
Kryeministri Edi Rama në vizitën zyrtare në Londër ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle.
Krahas fotos së postuar, Rama shkruan se Hoyle i ka shprehur keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve.
“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan kryeministri.
Top Channel